AKTUALITET, 8 Prill 2023, 17:38

Akuzat për financimet ruse/ “Inceneratorët, thembra e Akilit”, paralajmëron Kryemadhi: Padi civile e penale për shpifje para 14 majit

Akuzat për financimet ruse/ “Inceneratorët, thembra e

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka paralajmëruar padi civile dhe penale sa i takon akuzave të lëshuara ndaj saj nga maxhoranca se ka përfituar nga financimet ruse.

Në News24, Kryemadhi tha se çështja e incneratorëve është ‘thembra e Akilit’.

Kryemadhi tha se si ajo edhe familjarët e saj nuk kanë llogari jashtë vendit dhe se e gjitha duket se ka lidhje me padinë e ngritur prej saj në lidhje me inceneratorët, betejë të cilën tha se do ta çonte deri në fund.

“Vetëm një e vërtetë është aty, që maxhoranca si gjithmonë, Rilindja me në krye Ramën ka të vetmen alternativë, gënjeshtrën. Monika kryemadhi mesa duket i ka prishur shumë punë me denoncimet për inceneratorë, kjo është thembra e Akilit. Veç panikut që i ka përfshirë është edhe mungesa e intuitës politike për të administruar këtë gjë.

Bushkaj të ulet e të shkruajë dy gisht letër, një padi një kallëzim penale për këtë çështje. Ata nuk e bëjnë këtë gjë, do ngelin në kuadrin e tymnajës e do paguajnë mercenarë të dalin në media. Më ka dhënë një mundësi më të madhe për të qenë prezent në media e për të artikuluar. Do i drejtohem prokurorisë e gjykatës, edhe me padi civile në lidhje me shpifje. Edhe prokurorisë me kallëzim penal. Para 14 majit janë gati. Lufta nuk bëhet më me armë, por me viruse dhe me fake neës. Në këtë drejtim është edhe çështja e dezinformimit. Rasti në fjalën një i ngjashëm ka ndodhur edhe në Beograd.

Është një rast që do vijojmë ta investigojmë, nga burimet e mia del që është nënkontraktuar një kompani izraelite nga Rama e grupi i inceneratorëve. Absolutisht jo. Familja jonë është objekt i deklarimit të pasurisë që në vitin 2000. Që në 1991 madje kemi bërë deklarimet që nga prindërit e mi. Që kur është ngritur instituti i parë i ILDPI. Unë dhe familja ime nuk kemi pasur kurrë llogari jashtë vendit, aq më shumë offshore apo me biznesmenë rusë.”, tha Kryemadhi.