AKTUALITET, 31 Korrik 2024, 16:46

Po vizitonte Butrintin, por u ndje keq gjatë turit, ndërron jetë turistja holandeze

Po vizitonte Butrintin, por u ndje keq gjatë turit, ndërron jetë

Një turiste 70-vjeçare ka ndërruar jetë nga arresti kardiak në Butrint. Yvone Boer nga Holanda ishte me një grup turistësh holandeze paraditen e sotme për vizitë në Butrintin Antik. Mësohet se kur kanë shkuar lart në Kala atje nuk është ndjerë mirë.

Menjëherë është njoftuar ambulanca ku fillimisht për shpejtësi është dërguar në ambulancën e Ksamilit në urgjencën në Sarandë.

Sipas bluzave të bardha 70-vjeçarja e huaj dyshohet të ketë bërë arrest kardiak, dhe për pasojë ka humbur jetën. Trupi i pajetë do të transportohet për në Tiranë në mjekësinë  ligjore. Butrintin Antik tani në pikun e sezonit e vizitojnë rreth 900 turistë të huaj dhe vendas në ditë.