TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vatrat e zjarrit që u shfaqën sot në masivet pyjore në kufijtë administrativë të Bashkive Skrapar e Gramsh, fatmirësisht u izoluan plotësisht. Burime zyrtare nga Bashkia e Gramshit konfirmuan se ekipet e MNZSH pas një pune të gjatë dhe sakrificash të jashtëzakonshme i izoluan flakët gjigande të një vatre zjarri që fillimisht u shfaq në zonën e Skraparit dhe më pas përfshiu edhe fshatin Kërpicë të Gramshit, rreth 21 km larg qendrës së këtij qyteti.
Ndërhyrja në kohë dhe mjaft profesionale e MNZSH të Gramshit evitoi djegien e masivit pyjor të Kërpicës ku ndodhet edhe burimi ujor në fund të shpatit verilindor të malit të Tomorrit nga ku furnizohet qyteti i Gramshit.
Burime zyrtare nga Bashkia e Gramshit bënë me dije se Ekipet e MNZSH janë në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë në çdo rast të shfaqjes së vatrave të zjarrit dhe ju kanë bërë thirrje banorëve të kësaj bashkie për të treguar kujdes maksimal për kujdes të shtuar dhe të ndërmarrin masa dhe veprime për evitimin e shkaqeve të zjarrit.