AKTUALITET, 31 Korrik 2024, 14:43

Operacioni i SPAK/ Zbardhet atentati ndaj vëllezërvë Baho, njëri humbi jetën, tjetri u plagos

Operacioni i SPAK/ Zbardhet atentati ndaj vëllezërvë Baho,

Atentati i ndodhur ndaj vëllezërve Baho rreth 5 vite më parë është arritur të zbardhet në kuadër të mega-operacioni të SPAK ku u lëshuan 36 urdhër arreste.

Kujtojmë se atentati i regjistruar më korrik të 2019 ndaj 2 vëllezërve Baho, ndodhi në Peqin ku Klevi Baho humbi jetën ndërsa tjetri, Erald Bahi mbeti i plagosur.

Kjo ngjarje është  zbardhur nga operacioni i SPAK  që është vijimi i ‘Plumbit të artë’, ndërsa shënjestër janë personat me precedentë penal të akuzuar për vrasje, trafik droge dhe sigurim të kushteve për të kryer vrasje.