AKTUALITET, 31 Korrik 2024, 14:09

Vangjel Tavo e ftoi përmes "TPZ"-së që të bëhet nënkryetar bashkie, përgjigjet Gjikuria: Ç’do të bësh ti po fitova unë?!

Vangjel Tavo e ftoi përmes "TPZ"-së që të

Kandidati për kryetar bashkie në Himarë, Petro Gjikuria ka reaguar për ftesën e kandidatin Vangjel Tavo, që në një lidhje skype me emisionin "Të Paekspozuarit" e Ylli Rakipit, të hënën në mbrëmje, që të bëhet nënkryetar i bashkisë Himarë.

“Nuk jam marrë ndonjëherë me kundërshtarët e mi politikë, kundërshtarët e mi janë problemet e njerëzve. Po e them prapë, nëse zoti Gjikuria që erdhi nga Amerika është me të vërtetë i interesuar për Himarën, i them që është i mirëpritur të jetë pjesë e ekipit tim si nënkryetar bashkie. Nuk mund të vazhdojë që Himara të jetë e ndarë për motive nacionaliste” -tha Tavo.

Përgjigjia e përfaqësuesit të “Federatës Panepirote të Amerikës”, ishte kjo:

“Nuk e kisha dëgjuar këtë, më gjetët papërgatitur. Unë dua t'i them zotit Tavo, po nëse fitoj unë çfarë do bëj ai? Dua ta pyes unë atë, çfarë do të bëjë ai? Unë jam fitues pa diskutim, do flasim në ditët në vazhdim.”