AKTUALITET, 31 Korrik 2024, 15:24

Aksident te Brryli, “Audi” hyn me semafor të kuq dhe godet mjetin e ndaluar

Aksident te Brryli, “Audi” hyn me semafor të kuq dhe godet

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë pranë zonës së Brrylit.

Një automjet i tipit “Audi” ka tentuar të kalojë me semafor të kuq. E për pasojë ka goditur “Golfin” i cili në ato momente kishte ndaluar.

Aksidenti mund të kishte qenë edhe më i rëndë, për shkak se automjeti “Golf” për pak mund të godiste një qytetar, i cili po qarkullonte me biçikletë, duke rrezikuar ta rrëzonte nga ura.