AKTUALITET, 6 Shkurt 2023, 21:53

"Po sikur Rama të ketë ndikuar te non-grata e Berishës siç ndikoi te McGonigal për Bashën?"/ Gazmend Bardhi debaton me analistët

"Po sikur Rama të ketë ndikuar te non-grata e Berishës

Gazement Bardhi, deputet i Partisë Demokratike, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku u pyet për shpalljen non-grata të Sali Berishës, një pikë ku dy grupimet në PD ndahen. 

Bardhi u pyet për mundësinë që Edi Rama të ketë ndikuar në shpalljen non-grata të Berishës, siç ka ndikuar për goditjen e opozitës nëpërmjet Charles McGonigal, argument që përdor edhe grupimi Alibeaj. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: E përjashtoni, që mund të ketë ndikuar Edi Rama për non-gratën e Sali Berishës?

Gazment Bardhi: Rama ka ndikuar te FBI për të goditur Lulzim Bashën dhe rezultati është serioz. Kur bëj betejë që Tom Doshi të mos regjistrohet në zgjedhje se është non-grata, nuk mund të kem standart tjetër nëse e njëjta gjë më vjen në derën e shtëpisë time. Kështu bëhem i pabesueshëm.

Neritan Sejamini: E marirm një moment, që zoti Berisha është i korruptuar. Por ka një proces politik dhe një proces drejtësia. Ajo që ka ndodhur me Muzin dhe Bashën është proces drejtësie. Ndërsa procesi i zotit Berisha për non-grata është politik. Ka procedura, NGO ndërkombëtare, që kanë të drejtë të aplikojnë për të shpallur njerëzit non-grata. Nuk kërkon as prova standarti për shpalljen e njerëzve non-grata.
Nëse Sekretari i Shtetit bie në kontakt me informacione te besueshme, ai duhet ta ndalojë të hyjë në Amerikë. Nuk ka standard drejtësie në këtë proces.

Gazement Bardhi: Pra, nëse Sekretari i Shtetit bie në dijeni të informacioneve. Unë di që kalon në shtatë hallka, përfshirë FBI-në, Departamentin e Drejtësisë dhe institucione të tjera.

Neritan Sejamini: Jo fare, dosja bëhet në Tiranë dhe kalon. Bëhet edhe nga stafi shqiptar. Nuk njeh njeri në SHBA Berishën apo Aqif Rakipin. Zoti Berisha, është përzgjedhur në mënyrë selektive për arsye politike. A është bërë e lobuar dhe e nxitur nga Rama? Për këtë mund të spekulojmë. Nëse do të ishte puna për të sanksionuar, do të ndalonte gjysmën e politikanëve SHBA. Mund të sanksiononte edhe Edi Ramën, që ka bërë dicka të rëndë dhe nuk e sanksionoi.

Gazment Bardhi: Ajo që unë po them është standarti.