AKTUALITET, 4 Korrik 2023, 18:51

Përsëritja e zgjedhjeve në bashkinë e Rrogozhinës, reagon Berisha, thirrje demokratëve

Përsëritja e zgjedhjeve në bashkinë e Rrogozhinës,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot pas vendimit për ri mbajtjen e  zgjedhjeve më 23 korrik në bashkinë e Rrogozhinës.

Gjatë një takimi me banorët e Rrogozhinës, ai ka bërë thirrje që të mbrojnë fitoren e arritur në zgjedhjet e 14 Majit.

“Të mbrojmë fitoren e zgjedhjeve të 14 majit në këtë Bashki, e cila votoi për Shkëlqim Hoxhën, por që në mënyrë absurde u rrëzua nga vendimi i KAS dhe Kolegjit Zgjedhor”, deklaroi Berisha.

Berisha shprehu mirënjohje për të gjithë ata që votuan për ndryshimin në Rrogozhinë në zgjedhjet e 14 majit si dhe për kandidatin Shkëlqim Hoxha.

Ai theksoi se përballë qytetarëve dhe opozitës është makineria e një shteti e cila bën gjithçka për tjetërsimin e votës, ndaj kërkohet shumëfishim i përpjekjeve për të mbrojtur fitoren. Berisha kërkoi një punë serioze me të gjithë votuesit për t’i afruar ata në kutinë e votimit.