AKTUALITET, 4 Korrik 2023, 17:14

Tragjike në Greqi! Po kalonte në rrugë, i riu shqiptar përplaset për vdekje nga një makinë

Tragjike në Greqi! Po kalonte në rrugë, i riu shqiptar

Tragjik ka rezultuar fati për një të ri shqiptar, i cili ka ndërruar jetë në një aksident në Greqi. Aksident rrugor ndodhi në zonën e Skylabela në ishullin Mykonos.

Mediat greke shkruajnë se rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa drejtuesi i makinës, i cili punonte në një lokal, humbi kontrollin duke i marrë jetën 27-vjeçarit shqiptar. Përplasja ka qenë aq e fortë saqë i riu është hedhur nga makina.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendndodhje kanë shkuar ambulanca, policia dhe zjarrfikësja, por i riu i cili jetonte në Mykonos kishte ndërruar jetë.