AKTUALITET, 4 Korrik 2023, 14:36

Atentati ndaj Bejtjes në Krujë, gazetari: Viktima ishte shofer personal i shefit të Prokurorisë së Apelit

Atentati ndaj Bejtjes në Krujë, gazetari: Viktima ishte shofer
Gentjan Bejtja dhe Ramazan Sino

Kruja u trondit mesnatën e djeshme, ku në një atentat u vra një person dhe mbetën të plagosur dy të mitur. Shënjestra shpëtoi për herë të tretë. Viktima është Ramazan Sino, kunati i shënjestrës, Gentjan Bejtja, që dyshohet se ishte objektivi i atentatit.

29-vjeçari Sino punonte shofer në prokurorinë e Tiranës. Gazetari Flamur Vezaj shkruan se Sino ishte shoferi personal i shefit të Prokurorisë së Apelit në Tiranë.

“Ky ne foto eshte Ramazan Sino (me kemishe te zeze) i vrare na Larushk te Fushe-Krujes mbreme! Ne krah ka kunatin Gentjan Bejtja, shenjestren e atentatit!

Sa keq, u vra pse ishte kunati i nje personi me probleme me ligjin dhe la nje femije pas! Por e dini, qe ky kunati i Bejtes, prej shume vitesh eshte i punesuar si shofer i prokurorise se Apelit ne Tirane!!

Po po, punonte shofer dhe mos te them qe ishte shoferi personal i shefit te prokurorise se Apelit Gent Xholi! Por jo vetem kaq, ai ne kuader te punes cdo dite transportonte dosjen (sekrete dhe jo) te ndryshme te punes!!

Pra dje u vra shtetasi Sino qe ishte jashte orarit zyrtare, por ai merrte rrogen nga Prokuroria e Apelit ne Tirane! Normal diku do punonte!

Por ai Mendoje se ka qene i vetedijshem se kunati i kujt eshte dhe rrezikun duhet ta kishte marr parasysh!

Gjithesesi, nese Shteti nuk arreston ata qe kane be krime, ata do te vazhdojne te heqin qafe njeri-tjetrin por edhe te pafajshem apo rastesor ne dhe momentin e gabuar!