AKTUALITET, 4 Korrik 2023, 14:36

E rëndë në Tiranë, familjarët gjejnë të pajetë në banesë 42-vjeçarin

E rëndë në Tiranë, familjarët gjejnë të

Një 42-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij në banesë në Tiranë. Sipas policisë dyshohet se ka varur veten, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.07.2023, rreth orës 13:55, në rrugën "Maliq Muço", në banesë është gjetur nga familjarët i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi A. Sh., 42 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.