AKTUALITET, 4 Korrik 2023, 17:42

Balluku i shkon në zyrë Begajt/ Ligj i ri për presidentin? PS nxjerr nga “sirtarët” draftin

Balluku i shkon në zyrë Begajt/ Ligj i ri për presidentin? PS

Presidenti i Republikës mungoi në dekorimin e Bill Clinton, me argumentin se kishte probleme shëndetësore. Por pak orë pasi nuk shkoi në ceremoninë e organizuar nga Rama, Bajram Begaj ka pritur në zyrën e tij, numrin dy të qeverisë.

Zv.Kryeministrja Belinda Balluku hyri në Presidencë rreth orës 13:15 dhe ka dalë prej aty pas 45 minutash. Presidenca dhe qeveria nuk dhanë asnjë sqarim zyrtar për aryet e këtij takimi. Por burime për abcnews thanë se zyrtarët folën për çështje me rëndësi që lidhin dy institucionet, duke nënvizuar ligji për presidentin, si një çështje delikate mes qeverisë dhe kreut e shtetit.

Takimi vjen vetëm një ditë pasi grupi parlamentar socialist deklaroi se në fillim të shtatorit, do të nxjerrë nga sirtarët e PS-së drafti i bërë gati që në kohën e Metës, por një ligj unik që përcakton kompetencat e presidenti.