TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokuroria e Beratit ka mbyllur hetimet dhe ka kërkuar 15 vite burg për 46-vjeçarin Belul Kokollari, që akuzohet për përdhunimin e nipit 7-vjeçar. Kokollari mbërriti nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që për shkak të sensivitetit të çështjes mediat nuk u lejuan të merrnin pjesë në seancë.
Kokollari akuzohet se ka përdhunuar nipin e tij më 4 nëntor të vitit 2021 në banesën e tij në Malësinë e Madhe në Prizren, ku i mituri kishte shkuar me pushime së bashku me nënën.
Ishte pikërisht nëna e të miturit, Shpresa Selimaj që bëri denoncimin më 10 nëntor të po atij viti. Nëna tha se ishte i biri që i kishte treguar nënës së tij ngjarjen e rëndë dhe më pas ajo e shokuar iu drejtua policisë.