AKTUALITET, 28 Janar 2022, 23:28

Përfshihet nga zjarri magazina në aksin Vorë-Tiranë. Ja çfarë thotë policia

Përfshihet nga zjarri magazina në aksin Vorë-Tiranë. Ja

Një zjarr ka përfshirë një magazinë mbrëmjen e sotme në rrugën dytësore Vorë-Tiranë. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Me datë 28.01.2022, rreth orës 22:45, në rrugën dytësore Vorë-Tiranë, ka rënë zjarr në një magazinë me lëndë drusore dhe ambalazhe, të një fabrike me pije alkoolike, ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.