AKTUALITET, 28 Janar 2022, 18:23

Aksident në Lezhë, motori përplaset me një fuoristradë, plagoset drejtuesi

Aksident në Lezhë, motori përplaset me një fuoristradë,

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Shtraus” Lezhë.

Një motor është përplasur me një fuoristradë.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit i cili është dërguar në spitalin e Lezhës në gjendje të rëndë.

Policia në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.