AKTUALITET, 28 Janar 2022, 21:16

Durrës, dy persona nën hetim për prerje të paligjshme të pyjeve

Durrës, dy persona nën hetim për prerje të paligjshme

Dy persona janë proceduar penalisht për prerje të paligjshme të pyjeve në Kepin e Rodonit, Durrës.

Policia kapi në flagrancë shtetasit:

A. Z., 53 vjeç, banues në Shetaj, Durrës, i cili dispononte një motosharrë për prerje të pemëve dhe një automjet për transportin e tyre.

G. V., 32 vjeç, banues në Ndraç, Durrës, i cili u kap në flagrancë në Kepin e Rodonit, duke transportuar lëndë drusore me automjet. Edhe këtij shtetasi iu gjet një motosharrë me të cilën kishte prerë në mënyrë të paligjshme, pemë në Kepin e Rodonit.

Këta shtetas u proceduan penalisht për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Gjithashtu u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale, i dy motosharrave, dy automjeteve, dhe dy metër kub lëndë drusore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.