TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia serbe ka sekuestruar 87 thasë me marihuanë që vinte nga Shqipëria dhe arrestoi 5 persona. Sipas policisë, të gjithë të arrestuarit, akuzohen se marihuanën e kanë transportuar nga Shqipëria drejt Serbisë me qëllimin për ta shitur atje.
Ata u kapën në flagrancë teksa po përpiqeshin të shisnin marihuanën një agjenti të fshehtë, shkruan Euronews Germany.
Drejtuesit e prokurorisë në Nish janë duke hetuar veprat penale të prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, ndërkohë ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin ka falënderuar policinë për operacionin në konfiskimin e suksesshëm të drogës dhe ka theksuar se në këtë mënyrë policia serbe dëshmon se ligji po zbatohet dhe zbatohet në çdo vend dhe pjesë të Serbisë.