AKTUALITET, 28 Janar 2022, 17:20

Gaz Bardhi "shkrin" talentin edhe në montazh: Ja shihni kush është trekëndëshi që mban peng Shqipërinë...

Gaz Bardhi "shkrin" talentin edhe në montazh: Ja shihni kush

Gazment Bardhi, ka publikuar një video propagandistike, ku shfaqet në mënyrë grafike, i ashtuquajturi "trekëndësh i bermudës", që sipas Lulzim Bashës janë, Berisha, Meta dhe Rama.

Bardhi thotë se këta mbajnë peng Shqipërinë, duke u kujdesur të përdorë patjetër fjalën "peng", të cilën Sali Berisha ia ka vendosur si emër Lulzim Bashës, të cilin e quan "Peng Basha" ose "Peng kryetari". 

Njëri kordinon sulmin mbi PD, tjetri financon foltoren, tjetri zbaton skenarin për shkatërrimin e PD. Të tre kanë të njëjtin hall, të tre duan ta mbajnë Shqipërinë peng. Kushdo e ka të qartë se ata janë bashkë, se në Shqipëri ka vetëm një opozitë, që është PD. Zgjidh Ramën dhe merr Berishën dhe Meten. Zgjidh Berishën e Meten dhe merr Ramën”, shprehet Bardhi.