AKTUALITET, 28 Janar 2022, 20:55

Kim takon Bashën: Folëm për demokracinë dhe opozitën

Kim takon Bashën: Folëm për demokracinë dhe opozitën

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar këtë të premte me Lulzim Bashën.

Në një postim në Twitter, Kim bën me dije se me Bashën kanë folur për disa çështje kryesore në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë.

Kim shkruan se foli me Bashën për forcimin e institucioneve demokratike, luftën ndaj korrupsionit si dhe rritjen e investimeve amerikane.

“Faleminderit kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për takimin e shkëlqyer lidhur me çështjet kyçe në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, ku përfshihen rrugët e forcimit të institucioneve demokratike, lufta ndaj korrupsionit dhe rritja e investimeve amerikane në Shqipërisë nga veriu në jug. Një opozitë e fortë që bën përpara është thelbësore për demokracinë”, shkruan Kim.