TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Liljana Sema kishte tri ditë që kishte ndërruar jetë nga i ftohti, kur u gjet e pajetë nga vëllai i saj Baçi Gjoleka mbrëmjen e djeshme në Fier.
Kryeministrit Edi Rama i është përmendur ky rast nga një komentues në komente në rrjete sociale
“Prsh z.kryeministër nuk ka ardhur koha për gjera pa vlerë por shiko hallet e popullit ….. si shembull po ju përmend rastin që e lexova sot. Një zonje nga Fieri paska ndërruar jetë nga i ftohti arsyeja është sepse ju ka kishit prerë dritat ajo jetonte vetëm…… këto shiko e jo gjera pa vlerë” – shkroi ai në Facebook-un e Rames.
Përgjigjia e Ramës ishte krejt tjetër, duke i sugjeruar të shihte lajmet në kanale të tjera.
“Kurse unë mendoj te shikosh me vëmendje kanalet ku informohesh, sepse ka infeksione të mëdha nëpër rrjedhat e tyre dhe bëhet njeriu të flasë me vete nga ato që lexon e dëgjon, ndërsa pyetësori është pikërisht për hallet e popullit, kështu që hidhi një sy dhe jepe opinionin tënd në linkun https://keshillimikombetar.al/
67-vjeçarja jetonte në kushte të vështira, në një banesë thuajse të shkatërruar dhe çfarëdo që të binte jashtë hynte dhe brenda, si dhe pa enegji elektrike.