TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e LSI, Erisa Xhixho, ka kërkuar transparencë nga ana e bashkisë për projektin te “5 Maji”.
Sipas Xhixhos, ata banorë si shumë qytetarë në Shqipëri kanë paguar taksat dhe detyrimet shtetit, ndaj kanë të drejtë të trajtohen me dinjitet pasi nuk është dëshira e tyre të kundërshtojnë forcat e rendit publik, por halli që kanë se nuk kanë garanci dhe nuk kanë siguri për shtëpinë e tyre.
“Këta banorë si shumë qytetarë në Shqipëri kanë paguar taksat dhe detyrimet shtetit, ndaj kanë të drejtë të trajtohen me dinjitet pasi nuk është dëshira e tyre të kundërshtojnë forcat e rendit publik, por halli që kanë se nuk kanë garanci dhe nuk kanë siguri për shtëpinë e tyre. Dhe sjellja e forcave të rendit në atë mënyrë është e paparanueshme edhe pse kjo është bërë fatkeqësisht kulturë sjellje Kemi nevojë të shohim policinë që trajton me respekt qytetarët, që është aty për ti mbrojtur dhe për t'i shërbyer dhe jo për t'i dhunuar. Dhunimi i grave të moshuara, apo banorëve është i patolerueshëm për zgjidhjen e konflikteve.", shkruan midis të tjerash ajo.