AKTUALITET, 2 Maj 2023, 20:00

Pas refuzimit të Ilir Beqajt, Frrok Gjini pranon mandatin e deputetit, zëvendëson Benet Becin në Kuvend

Pas refuzimit të Ilir Beqajt, Frrok Gjini pranon mandatin e deputetit,

Frrok Gjini do të jetë deputeti më i ri i Partisë Socialiste. Vakanca erdhi pasi Benet Beci dorëzoi mandatin e tij, pasi garon për zgjedhjet lokale të 14 majit në bashkinë e Shkodrës.

KQZ ftoi Gjinin për të marrë mandatin pas refuzimit të Ilir Beqajt për të zëvendësuar Becin. Ndërkohë, KQZ pritet që t'ja japë mandatin Gjinit në mbledhjen e nesërme.

Kujtojmë që në fillim të Prillit morën mandatin edhe katër deputetë të rinj. Shkëlqim Bullari nga radhët e PS zuri vendin e Besjan Ajazit, i cili kandidon për bashkinë e Gramshit. Asllan Dogjani mori mandatin pasi Belind Këlliçi hoqi dorë për shkak të kandidaturës për bashkinë e Tiranës.

Kujtojmë se Lodovik Hasani pasoi Zef Hilën në Shkodër, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ndërsa Qani Xhafa zuri karrigen e Luçiano Boçit, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit.