AKTUALITET, 2 Maj 2023, 18:18

Pas Berishës dhe Meta iu kërkon kandidatëve të PS të përballen në debate televizive: Vraponi në ditët e mbetura

Pas Berishës dhe Meta iu kërkon kandidatëve të PS të

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu ka kërkuar kandidatëve të PS-së për zgjedhjet e 14 majit të përballen në debat me kandidatët e koalicionit "Bashkë Fitojmë".

Meta shprehet se të gjithë ata duhet të ‘vrapojnë” në ditët e mbetura.

“I kujtojmë kryetarëve të komanduar që data 13 Maj është heshtje zgjedhore, kështu që të vrapojnë në ditët e mbetura për t’u përballur në debatet televizive me superkandidatët tanë”, shkruan Meta në Facebook.

Pas Berishës dhe Meta iu kërkon kandidatëve të PS të