TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Siç duket kandidatët e këtyre zgjedhjeve lokale kanë shfrenuar fantazinë, duke iu premtuar shumë gjëra qytetarëve. E mes këtyre premtimeve, befason ai i kandidatit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Libohovës, Adil Xhelili.
Ky i fundit në një postim në ‘Facebook’ mes një morie premtimesh, premton dhe shërbim funeral falas.
Xhelili shkruan se ofrimi falas i këtij shërbimi do të bëhet si pjesë e shërbimeve komunale të bashkisë Libohovë, ndërkohë që nuk ka specifikuar nëse bëhet fjalë apo jo për raste të veçanta.
MESAZHI I XHELILIT
Shërbimet publike sa më pranë bashkëqytetarëve tanë.
✅️Ngritja e Shërbimit Komunal të Bashkisë me pajisje bashkohore, mjete e shërbim efikas.
✅️Ofrimin e shërbimeve lokale, pastrim dhe ????????gjelbërim e zonave urbane, pastrim ditor në Libohovë dhe fshatra, pajisje me kontenierë të rinj, autobot, etj.
✅️Menaxhim i kujdesshëm i mbetjeve ne pikë-grumbullim, shmangia e rreziqeve për shëndetin, mbrojtje e mjedisit ????dhe faunës????????????.
✅️Mirëmbajtje e rrugëve të brendshme ????në cdo njësi vendore e në cdo lagje.
✅️Krijimin e një terminali dhe agjensie udhëtimi për transportin lokal????????
✅️Përmirësimi i shërbimit zjarrfikës???? dhe shpëtimit të jetës, me mjete bashkohore, pajisje e trajnim periodik.
✅️ Sigurimin dhe mirëmbajtjen e parqeve publike, shtimin e hapësirave të gjelbërta????????
✅️Ofrimi FALAS i shërbimit funeral si pjesë e shërbimeve komunale të bashkisë.
✅️Pajisja me sinjalistikë të brendshme e rrugëve, emërtim dhe shenja të tjera dalluese????????.
Këto dhe shumë të tjera në shërbim të qytetarëve pas 14 majit.
Ndryshim rrënjësor i punëve me motivin "pa shërbim nuk ka taksa"
Së bashku rikthejmë punën në dobi të qytetarit!
