TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pak orë pas takimit të tij me familjarë të Fatmir Krasniqit dhe Leonard Thodhorit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, udhëtoi drejt Sarandës. Mësohet se ai ka shkuar në Komisariatin e Policisë Sarandë, për të parë nga afër punën hetimore dhe kërkimore që po bëhet për gjetjen e dy shtetasve të humbur.
Mësohet se Rrumbullaku, gjatë takimit i ka njohur familjarët me punën e pandërprerë hetimore dhe kërkimore të strukturave të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, për gjetjen e dy shtetasve. Ai i siguroi se hetimet dhe kërkimet për këtë rast do të thellohen akoma më shumë.
Rrumbullaku do të zhvillojë një analizë të detajuar të punës së kryer deri në këto momente, për të vendosur për mënyrën se si Policia do të procedojë në vijim, mbi bazën e provave që ka mbledhur dhe administruar tashmë, me qëllim gjetjen e dy shtetasve. Pak më herët ka mbërritur në Sarandë edhe Drejtori i Policisë së Vlorës, Ermal Muça.