TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbardhet dëshmia e një prej të arrestuarve për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin. Ngjarja ndodhi më 19 prill në lokalin e viktimës. Anglezi Thomas Mithan ishte pjesë e skuadrës kriminale, të cilët vëzhguan për disa ditë me radhë e më pas ekzekutuan Nikulajn. Mithan ka dhënë shenjat e para për t’u bërë bashkëpunëtor i drejtësisë pas arrestimit të tij ditën e shtunë.
Nga deklarimi i tij që ka trajtën e një rrëfimi prej një të penduari të parë prej grupit të 6 personave Thomas Mithan ka pranuar se përse kishte ardhur në Shqipëri dhe se çfarë duhet te bënte. Kjo është deklarata gozhduese e tij për pjesën tjetër të grupit e cila është një as i fortë tashmë në dorën e prokurores angleze e cila, përfaqëson shtetin shqiptarë në këtë proces ekstradimi.
“Çfarë dreqin është kjo? Unë shkova në Shqipëri për pak ditë. Unë nuk doja të ngatërrohesha me atë histori prandaj u ktheva përsëri në Angli. Unë shkova me Harriet në Shqipëri por vendosa të kthehesha” -ka pohuar ai, raporton tch. Thomas Mithan, të shtunën i tha gjykatës se ishte i gatshëm të vendoste 2.000 stërlina si garanci për lirim më kusht.
Gjykatësja Neeta Minhas e refuzojë këtë kërkesë me argumentin se jemi përballë një krimi të rëndë për të cilin e kërkonte shteti shqiptarë. Thomas Mithan do të prangosej në qytetin Bristol në Anglinë Jug Lindore pak pas arrestimit po në këtë qytet të Stephen Hunt ndërsa disa orë më vonë u arrestua Harriet Bridgeman.
Sikurse Harry Simpson e Stephen Hunt edhe Thomas Mithan ka një të shkuar problematike me ligjin. Nga skeda e tij penale në prokurorinë angleze CPS, thuhet se 49-vjetari ishte në një program rehabilitimi për lënien e drogës. Thomas Mithan njihej edhe me emrin David i lindur në 8 Prill 1998. Në 29 prill 2014 ai do të dënohej me shërbim prove për posedim dhe shpërndarje kokaine.