AKTUALITET, 2 Maj 2023, 16:30

Krimi në Shkodër/ Pas sherrit për qiranë, vrau pronarin e banesës ku qëndronte, del fotoja e autorit në arrati

Personi që shihni në foto është Lekë Vuksani, autori i vrasjes së 51-vjeçarit Petrit Vuksani sot në Shkodër. Ngjarja ndodhi në lagjen 'Skëndërbeg' mesditën e sotme. Edhe pse mbajnë të njëjtin mbiemër, viktima dhe autori i dyshuar nuk kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin.

Viktima mësohet se para 1 muaji ishte kthyer në Shkodër nga Anglia, ku edhe jetonte. Nga hetimet e deritanishme, ka dyshime se Petrit Vuksani kishte pasur konflikte me qiraxhiun e tij për çështje të pagesës, (autori rrinte në shtëpinë e viktimës).  Këto konflikte duket se kulmuan këtë të martë, ku Lekë Vuksani qëlloi disa herë me automatik ndaj 51-vjeçarit.

Policia është vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes dhe po mundohet që edhe me pamjet e kamerave të sigurisë të rindërtojë itinerarin e largimit nga banesa, për të bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Krimi në Shkodër/ Pas sherrit për qiranë, vrau pronarin e