AKTUALITET, 2 Maj 2023, 17:53

Belind Këlliçi nuk ndalet, pas autobusit falas premton edhe parking falas!

Belind Këlliçi nuk ndalet, pas autobusit falas premton edhe parking

Kandidati i Koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, nuk ka të ndalur me premtime populiste dhe kontroverse. 

Pas premtimit për autobus falas në Tiranë dhe fshatra, Këlliçi ka premtuar edhe parking falas për një pjesë të qytetarëve të Tiranës. Ai zotohet se rreth 30% e parkingjeve do të jenë falas për komunitetin. 

“Zgjidhja për parkimin është fokusuar padiskutim te ai premtim që unë kam dhënë, që do t`i dedikoj të paktën 30% vende që janë me pagesë, do t`i bëjë pa pagesë për komunitetin.

Do të shohim dhe mundësinë e parkimeve nëntokësore, në vende të caktuara, apo dhe të ndërtimeve me objekt vetëm parkimin e makinave. Pra të mos ndërtohen vetëm pallate, të mos ndërtohen vetëm objekte të mëdha, por të ndërtohen edhe godina të mëdha që të shërbejnë për parkimin e automjeteve siç i ka e gjithë bota”

VIDEO: