AKTUALITET, 2 Maj 2023, 19:37

“Videoklipi i Rita Orës u pagua me taksat tona”, Paloka revoltohet me këngëtarët që mbështesin Veliajn: ‘Artistë’ që vetëposhtërohen

“Videoklipi i Rita Orës u pagua me taksat tona”, Paloka

Të shumtë kanë qenë këngëtarët ditët e fundit, dhe jo vetëm që kanë dalë hapur në mbështetje të kandidatit socialist për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. Ndërkohë, deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka i ka cilësuar këta ‘artistë’ njerëz që vetëposhtërohen.

Mes të tjerash ai pohoi se videklipi i këngëtares Rita Ora për Veliajn është paguar me taksat e shqiptarëve. Po ashtu ai tregoi një episod në një dasmë se si një prej këngëtarëve që mbështeste Veliajn, e trajtonin keq, duke i hedhur lekët shukë në fytyrë.

REAGIMI I PALOKES

Po shoh shume reagime dhe sharje ndaj disa “artisteve” qe jane paguar nga Velina e bashkisë Tirane per t’i bere publicitet.

Ne fakt duhet thjeshte t’i mëshirojmë. Artiste qe per dy leke detyrohen te veteposhterohen, janë per te ardhur keq e jo per tu sulmuar. Per këtë po ju tregoje dhe nje moment qe e kam jetuar vete.

Me qelloi ne dasmën e nje mikut tim ne Lezhe te shoh nje skene te mjerueshme pikerisht me njeren prej ketyre “artisteve” qe ka nxjerre Velina t’i bejne publicitet, këngëtare nga me te njohurat ne Shqiperi. Nga fundi i dasmes, nje grup djemsh qe kishin pire si per dasmë, e ulen kete këngëtaren ne tavolinen e tyre dhe nderkohe qe ajo kendonte per ta, ata benin shuka me leke dhe njesoj sic gjuhet me gure ndaj dickaje, ja perplasnin me force ne fytyre. Po zbaviteshin me deshiren e qarte per ta poshteruar. Prita qe “artistja” te ngrihej e te ikte vete e revoltuar, por ajo vazhdonte te mblidhte shukat e lekeve duke mbajtur gjate gjithe kohes te njejten buzeqeshje si tek videoklipi per Velinen. Atehere ndërhyra tek i zoti i dasmës i cili nga ana e tij ndërhyri dhe e ndërpreu atë shfaqje poshtëruese. Unë te paktën ne ate moment mendova qe e shpëtova nga poshterimi. Po duke pare videoklipin per Velinen, me shkoi ndermend qe ajo ne vend qe te me kete falenderuar, mund te me kete mallkuar sepse i hoqa mundesine te merrte dhe disa shuka me leke surratit…!

Pra eshte per te ardhur keq qe ne Shqiperi, artistet paguhen aq pak sa te detyrohen qe per ca leke me shume , te pranojne dhe veteposhterimin!

Apo nuk është ceshtje parashe, po ceshtje dinjiteti ??? Ne fakt dinjitetin gjithsecili e ka dhe e ruan vete, sado i varfer qe te jete edhe kur është njeri i thjeshte e jo kur e quan veten artist.

P.S

Sigurisht qe Rita Sahatciu nuk hyn tek kjo kategori, videoklipi i saj do na kete kushtuar goxha. Se dhe ate, nga taksat tona e kane paguar, me parate qe na vjedhin ne!