AKTUALITET, 2 Maj 2023, 15:27

Dhunoi vëllain dhe e mbylli në zyrë pa dëshirë, shpallet në kërkim 56-vjeçari 

Dhunoi vëllain dhe e mbylli në zyrë pa dëshirë,

Një 56-vjeçar nga Saranda është shpallur në kërkim pasi ka dhunuar dhe ka mbajtur mbyllur në zyrë pa dëshirën e tij vëllain.

Ka qenë vetë i dëmtuari që ka denoncoi vëllain në polici pas orëve të dhunës.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi T. B., 56 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, në lagjen nr.4, Sarandë, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij dhe e ka mbajtur atë për një kohë të shkurtër, në zyrë, pa dëshirën e tij", njoftoi policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.