AKTUALITET, 21 Qershor 2024, 09:24

Padia e PD-së për mandatin e Olta Xhaçkës, sot do të zhvillohet seanca në Gjykatën Kushtetuese!

Padia e PD-së për mandatin e Olta Xhaçkës, sot do të

Do të shqyrtohet ditën e sotme (21 qershor) në Gjykatën Kushtetuese padia e Partisë Demokratike për mandatin e Olta Xhaçkës.

Seanca gjyqësore në Kushtetuese do të zhvillohet në orën 10:00. Padia u dorëzua më 24 Prill nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

Kujtojmë që Parlamenti votoi më 11 prill 2024 kundër dërgimit të mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese.

Kërkesa e opozitës u rrëzua me 72 vota kundër të Partisë Socialiste në mazhorancë, përkundrejt 32 votave pro të deputetëve të opozitës që mbështetën dërgimin e çështjes së ish-ministres së Jashtme në Kushtetuese.

“Bashkë me kolegët e grupit parlamentar jemi paraqitur në GJK për të depozituar kërkesën e 44 deputetëve të opozitë kundër vendimit politik të Ramës për ti dhënë mbrojtje politike Olta Xhaçkës. Për herë të parë Kuvendi ka shpallur veten sovran. Kjo është një çështje që nuk ka të bëjë më me 1/10 e për të kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë. Ka të bëjë me autoritetin e GJK-së. Është në nder të GJ-së që duhet të mblidhet me urgjencë për të rivendosur në vend dinjitetin e përdhosur nga GJK. Nuk ka ndodhur kurrë, pavarësisht kundërshtimeve që të hidhen në kosh me votë politike vendimet e GJK-së. 

Së dyti ndodh për herë të parë që ndërsa SPAK po heton grabitjen e 11 m2 tokë nga familjarë të ish-ministres Olt Xhaçka, Kuvendi i përcjell një mesazh që refuzon të zbatojë vendimet e  drejtësisë. Shkelje flagrante e Kushtetuese dhe e vetmja mënyrë për ta rivendosur në vend këtë të drejtë është ankimi në GJK. Në këtë kërkesë janë bërë bashkë gjithë deputetët e opozitës. Gjithë deputetët e opozitës që e kanë pasur seriozisht mocionin e paraqitur për të konstatuar papajtueshmërinë e mandatit të Xhaçkës”, tha Gazment Bardhi.