TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
OSBE-ODIHR ka publikuar raportin e saj përfundimtar në lidhje me organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve lokale të 14 majit të këtij viti.
OSBE ka konstatuar se përgjithësisht nuk ka pasur problematika në aspektin administrativ dhe atë të konkurrencës, ndërsa ka nënvizuar ndarjen e thellë të opozitës.
Në raport thuhet se kandidatët për kryebashkiakë mund të ftonin lirshëm zgjedhësit e tyre për të votuar, por çështjet e rëndësishme për komunitetet lokale kishin rol të kufizuar në fushatë.
Po ashtu raporti thekson se ka raste të abuzimit me burimet shtetërore, presion mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesëve.
Sa i përket procesit të numërimit, ai vlerësohet si pozitiv në përgjithësi.