TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teksa tregu i punës në Shqipëri vuan mungesën e specialistëve dhe profesionistëve në disa fusha, kërkesa për arsimin profesional është rritur ndjeshëm. Në Elbasan, teksa regjistrimet në universitet kanë nisur, një 17-vjeçare ka zgjedhur të studiojë teknologji informative.
Ajo është Refije Haka dhe pasioni për tu bërë një inxhiniere kompjuterike lidhet ngushtë edhe me mundësinë e punësimit në të ardhmen.
“Me pëlqen shumë IT, dhe thash pse të mos studioja fushën e IT meqë janë gjithë këto përfitime. Por mbi te gjitha unë e dashuroj IT, dhe jam marrë gjithmonë me it dhe programe. U Fokusova te IT me mendjen që unë këtë dua dhe nuk dua asgjë tjetër. Tani do të fillojmë praktikat ne biznese dhe sigurisht do gjej dhe unë një biznes dhe mund të shikoj edhe ofertat që mund të më vijnë dhe sigurisht do punësohem”,-tha tha Refije Haka, nxënëse shkolla “Sali Çeka”.
Shkollat profesionale po shihen nga të rinjtë si një mundësi për të ardhmen në tregun e punës. Këtë fakt e konfirmojnë edhe drejtuesit e shkollave profesionale, të cilët theksojnë se kërkesat ishin jashtë pritshmërive.
“Më bëhet qefi që ka një rritje te numrit te numrit te nxënësve ne shkollat profesionale, sepse janë shkolla që ofrojnë mundësi drejt tregut te punës. Përsa i përket degëve në ofrojmë 9 drejtime nga të cilat drejtimet me numrin më të madh të nxënësve dhe me të kërkuara nga tregu i punës janë IT, hoteleri turizmi dhe shërbime mjete transporti. Janë të kërkuara sepse dhe vete tregu i punës ka kërkesat me te mëdhaja në këto tre drejtime. Numri i nxënësve është 1380, dhe regjistrimet e reja janë 370”,-tha Leonidha Haxhinikolla, drejtor i shkollës profesionale Elbasan
“Edhe sivjet ka një rritje te numrit te regjistrimeve ne hoteleri -turizëm në klasat e 10 në shkollën tonë. Edhe nxënësit tonë duke parë që kanë mundësi më të lehtë për tu punësuar në treg janë detyruar të zgjidhin arsimin profesional sepse shumica e nxënësve te vitit te 3 dhe te 3 gjatë sezonit kanë qene të gjithë të punësuar”,-tha Naim Bashmili, shef kuzhine.
Përveç qendrës së Formimit Profesional, në Elbasan funksionojnë edhe dy shkolla profesionale të cilat nga viti në vit kanë më shumë regjistrime. Ndikim në këtë fakt ka edhe kërkesa e tregut të punës për fuqi punëtore, kryesisht gjatë sezonit turistik të verës./Euronews