AKTUALITET, 12 Maj 2023, 11:02

Opozita akuzon qeverinë se po përdor administratën për votat, nxjerr drejtoreshën e shkollës që kërcen mbi karrike (VIDEO)

Opozita akuzon qeverinë se po përdor administratën për

Koalicioni "Bashkë Fitojmë" akuzoi qeverinë se, në prag të zgjedhjeve të 14 majit, po përdor administratën dhe punonjësit e zyrave të shtetit në funksion të fushatës. Sipas saj, PS ka rekrutuar edhe mësues e drejtorë të shkollave për t'u shërbyer zgjedhjeve.

Media pranë koalicionit, SYRI TV, pas publikimit të videos ku akuzoi se akuzoi se drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit”, në Paskuqan, Lindita Murati, mbante fjalime politike pro qeverisë, nxorri një filmim tjetër ku thotë se ajo ka mbledhur nxënësit dhe maturantët e gjimnazit “Isa Boletini” në një festë ku bën edhe fushatë për kryetarin aktual të bashkisë, Rakip Suli, për të cilinthuhet se kishte organizuar festën. Sipas televizionit, denoncimi mbërriti në redaksi nga maturantët, ndërsa në video duket drejtoresha që kërcen mbi karrige, zbathur.