TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Saukut në Tiranë.
Makina e aksidentuar është me targa diplomatike.
Konkretisht makina i përket ambasadës ruse në Tiranë, ndërsa si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shoqëruesi i ambasadorit rus të akredituar në Tiranë, si edhe është plagosur drejtuesi i automjetit.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti. Policia sakaq ndodhet në vendngjarje.
Paraprakisht dyshohet se makina po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara, çka ka sjellë daljen e saj nga rruga duke u përplasur me trafikndarësen.