TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Neritan Sejamini e konsideron kandidimin e Arlind Qorit dhe Lëvizjes Bashkë, si një ngjarje mjaft pozitive, pasi "pasuron pluralizmin" dhe i ka dhënë garës edhe një dimension moral, të cilin nuk e kanë asnjë nga kandidatët e tjerë.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini tha se Qori është i vetmi kandidat që ka denoncuar shkatërrimin e Tiranës dhe sistemin e korruptuar, të krijuar nga aleanca mes politikës, biznesit dhe krimit.
"Dua të theksoj tre gjëra pozitive mbi kandidimin e Arlindit, lëvizjes së tij dhe mënyrën se si kanë bërë fushatën. Jemi në një situatë ku shoqëria shqiptare ka nevojë për një transformim rrënjësor, për një ndryshim të thellë. Një nga temat që diskutohet më pak, por unë e gjej te fushata juaj, është kjo gjë, ndryshimi duhet të jetë ndryshim moral. Ndryshimi nuk mund te jetë teknik.
Në këto 30 vite kemi flirtuar me idenë që ndryshimi mund te jetë teknik, vij unë propozoj nja dy reforma, duke shmangur problemet morale. Në gjendjen që është Shqipëria, nëse nuk flasim për një aspiratë të re, për vlera të reja morale, larg korrupsionit, klientelizmit, krahinalizmit, nëse nuk flasim për vlera të reja, që i ndershmi shpërblehet, e drejta shpërblehet, jo gjithmonë, por në shumicën e rasteve. Pra e para është një dimension moral, që unë e gjej në fushatën tuaj dhe nuk e ka sjellë askush, se sa e nevojshme është të shkëputemi nga kjo makutëri dhe nga banaliteti i elitës shqiptare, e cila është e etur për lluks. Një ministër, një drejtor, nuk mjafton të ketë vilën, por do edhe makinën e fundit, do ti çojë fëmijët në kryeqytetin më të rëndësishëm të Evropës për studime, do të ketë edhe pushimet atje ku i bën elita.
Kjo është bërë si garë mes tyre. Gara nuk është se kush është më i aftë, por kush mund të vjedhë më shumë dhe të jetojë në luks. Nuk mund të ketë ndryshim pa prekur thelbin e sistemit.
E dyta, ke një sistem të konsoliduar që mban këtë gjendje dhe prodhon këtë aleancë midis politikës, biznesit, krimit, medias dhe faktorëve të tjerë shoqërorë. Pothuajse nuk ka asnjë faktor që të mos jetë pjesë e kësaj të keqeje. Edhe këtë e gjej te fushata juaj, thirrjen për të ndryshuar këtë lloj sistemi.
E fundit, ideja e pluralizmit. Ne kemi problem, është krijuar një gjë skandaloze, monopoli i opozitës. Nuk mund të flasësh kundër opozitës, nuk mund të kritikosh opozitën, sepse po e bërë këtë gjë i shërben qeverisë. Po pluralizmi ku është?
Opozita është opozitë, unë mund ta kritikoj. Çdokush ka të drejtë të ofrojë alternativë, nuk mund të bashkohemi të gjithë në një front, sepse kjo nuk të çon asgjëkundi. Pjesëmarrja juaj në zgjedhje është fantastike sepse pasuron pluralizmin. E bën edhe opozitën të vihet në lëvizje", deklaroi Sejamini.