AKTUALITET, 12 Maj 2023, 02:39

Arrestohet Fredi Beleri, dyshohet se po blinte vota

Arrestohet Fredi Beleri, dyshohet se po blinte vota

Arrestohet Fredi Beleri, kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Himarës. Kandidati i opozitës dyshohet për blerje votash në Himarë dhe aktualisht ndodhet në Komisariatin e Policisë së Vlorës.

Gjatë ditëve të fundit të fushatës elektorale, Beleri ka qenë i "shënjestruar" ashpër nga kryeministri Rama, i cili nuk i ka kursyer akuzat dhe sharjet ndaj tij. Madje, edhe gjatë mitingut elektoral në Tiranë, Rama shpenzoi një pjesë të konsiderueshme të kohës duke folur për Belerin. 

Në Himarë gara elektorale duket mjaft e ngushtë dhe Beleri është pretendent serioz për ta fituar atë. 

Kujtojmë se Fredi Beleri është një nga kandidatët që KQZ ka dërguar në Prokurori për verifikim. 


“Po vijnë terroristët të mbështesin Fredi Belerin”/ Artan Hoxha ngre alarmin: Turp për autoritetet tona, po u lëmë Himarën, diamantin e turizmit!