TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arrestimi i Fredi Belerit, kandidati të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës ka vënë lëvizje edhe autoritetet greke.
Mësohet se ambasadorja e Greqisë në vendin tonë Konstantina Kamitsi pritet të zhvillojë sot një takim në ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, pas udhëzimeve të marra nga ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, raporton Protothema.
Kujtojmë që Fredi Beleri u arrestua gjatë natës në ambientet e një lokali.
Ai dyshohet për blerje votash, ndërkohë që kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka hedhur poshtë këto pretendime.
Beleri u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Vlorës dhe aktualisht ndodhet në ambientet e komisariatit të Vlorës.