AKTUALITET, 12 Maj 2023, 10:49

Ambasadori gjerman: Zgjedhjet e 14 majit të jenë transparente! Ja mesazhi për të rinjtë

Ambasadori gjerman: Zgjedhjet e 14 majit të jenë transparente! Ja

Një ditë para heshtjes zgjedhore, ambasadori i Gjermanisë në Shqipërisë, Peter Zingraf ka dhënë mesazhin se dita e nesërme është një gur kilometrazhi i rëndësishëm për vendin tonë.

Në një deklaratë, diplomati i lartë gjerman bën thirrje që këto zgjedhje të jenë transparente, ndërsa mesazhi për të rinjtë është që të marrin pjesë në këtë proces demokratik.

“Zgjedhjet vendore ditën e diel janë jo vetëm një gur kilometrazhi i rëndësishëm për vetë Shqipërinë, por edhe një tregues për progresin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Me votën tuaj ju mund t’i jepni formë të ardhmes së Shqipërisë dhe të forconi më tej demokracinë e saj. Për këtë qëllim zgjedhjet duhet të jenë të drejta dhe transparente – kjo përbën bazën e demokracisë.

Ndaj dua t’u them në mënyrë të veçantë të rinjve në vend:

Informohuni, shkoni në zgjedhje, merrni pjesë në procesin demokratik, jepuani votën tuaj kandidatëve me integritet, refuzoni të gjitha përpjekjet për manipulim dhe mungesë transparence.

Gjermania do të vazhdojë ta shoqërojë Shqipërinë si një partner i fuqishëm në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, thuhet në mesazhin e ambasadorit të Gjermanisë.