AKTUALITET, 12 Maj 2023, 09:11

Aksidenti me pasojë vdekjen e shoqëruesit të ambasadorit rus në Tiranë, Policia jep detaje: Viktima, një shtetas 36-vjeçar

Aksidenti me pasojë vdekjen e shoqëruesit të ambasadorit rus

Policia ka dhënë detaje nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Saukut në Tiranë, ku u përfshi automjeti i ambasadës ruse.

Makina u përplas me banderolën metalike të rrugës, doli nga rruga duke u përplasur më pas me bordurën. Si pasojë e aksidentit, ndërroi jetë një person.

Policia konfirmon se viktima është një rus 36 vjeçar, i cili ishte pasagjer ndërsa i plagosur ka mbetur shoferi.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti. Paraprakisht dyshohet se makina po lëvizte me shpejtësi tejnormave të lejuara por priten sqarimet nga grupi hetimor për të kuptuar më shumë rreth ngjarjes.

“Më datë 11.05.2023, rreth orës 23:10, te mbikalimi në Mjull Bathore, automjeti i ambasadës ruse, me drejtues shtetasin A. K., dhe pasagjer shtetasin S. M., është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën.

Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, ka ndërruar jetë në spital shtetasi rus S. M., 36 vjeç, ndërsa shtetasi A. K., 30 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, njofton policia.