AKTUALITET, 26 Shtator 2025, 10:40

Operacioni/ Zbulohet “baza” e drogës në Tiranë: Arrestohet grupi me 5 të rinj, mes tyre një vajzë, u gjet armë dhe valixhe me…!

Operacioni/ Zbulohet “baza” e drogës në Tiranë:

Zbulohet një magazinë ku fshihej lëndë narkotike dhe përgatitej për shitje në doza në Tiranë.

Gjatë operacionit të koduar “Warehouse”, u arrestuan pesë persona, konkretisht shtetasit Xh.Zina, R.Kuqi, E.Gjiriti, A. Citaku dhe A.Koçi.

Policia sekuestroi 9 kilogramë Cannabis Sativa, sasi Kokaine, 2 armë zjarri, 2 armë të ftohta, 2 automjete, 6 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

“Në rrugën “Myslym Keta”, gjatë kontrollit në magazinën e shtetasit R. K., me veprimtari prodhimin e paletave të drurit, u gjetën një valixhe me 9 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri pistoletë. Nga hetimet dyshohet se sasia e lëndës narkotike është transportuar nga Sukthi në Tiranë, nga shtetasi Xh. Z., në bashkëpunim me shtetasen A. K.

Gjaë ndërhyrjes së Policisë, në magazinë u konstatuan shtetasit A. C. dhe E. Gj. Gjatë kontrollit fizik, shtetasi E. Gj. iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Xh. Z., u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 armë të ftohta.

Hetimet vijojnë për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale’, thuhet në njoftimin e policisë.