TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mesditën e 5 gushtit të vitit 2020, i riu Klevis Lleshi u largua nga shtëpia për të konsumuar një kafe, por fatkeqësisht nuk u kthye kurrë më.
Mes lotëve dhe dhimbjes, nëna e tij i lutej shtetit që të hidhte dritë mbi zhdukjen e papritur të së birit. Kur vetëm në 2023 efektivët ranë në gjurmët e tij dhe për fat të keq gjetën vetëm trupin e pajetë të Lleshit, të groposur në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit.
Pas kaq vitesh Prokuroria e Posaçme ka mundur që të bjerë në gjurmët e autorëve të rrëmbimit dhe vrasjes të së riut dhe dyshohet se organizatori ka qenë Aurel Hoxha, pronari i lokalit “Monopol” në zonën e “Myslym Shyrit”.
Zbardhen detaje të reja nga operacioni i SPAK, i cili ka arritur të zbardhë vrasjen e Klevis Lleshit në 2020. Burimet i thanë se hakmarrja është bërë shkak për vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020, i cili u zhduk pa lënë gjurmë, por më pas u zbulua se kemi të bëjmë me vrasje.
Në vitin 2023 banorë të fshatit Shpërdhet të Kurbinit që gjetën mbetjet kockore të të riut dhe pas ekzaminimeve hetuesit dolën në konkluzionin se Lleshi ishte vrarë.
Sipas burimeve mesohet se porositësi i vrasjes është Aurel Hoxha, pronar i 'Monopol' te 'Myslym Shyri'. Ai ka marrë hak për vrasjen e të vëllait të tij në vitin 2012. Saga e hakmarrjes mes fisit Lleshi dhe Hoxha ka nisur në vitin 2012, kur Agim Hoxha, vëllai i Aurel Hoxhës, u ekzekutua nga Arben Lleshi.
Ishte 10 prilli i vitit 2012 kur Arben Lleshi vrau Agim Hoxhën dhe trupin ia dogji në makinë. Për këtë vrasje, ai ishte dënuar me burg përjetë, dënim që e vuante në burgun e Peqinit.
Që nga kjo vrasje, fisi Hoxha nuk ka hequr dorë nga hasmëria dhe një sërë ngjarjesh kriminale janë pasuar, duke i marrë jetën 4 anëtarëve të fisit Lleshi, Arben Lleshit, Xhavit Lleshi, Hajredin Lleshi dhe Klevis Lleshi.
I pari që u ekzekutua për hasmëri ishte Xhavit Lleshi, babai i Klevis Lleshit. Ai u vra më 30 tetor të vitit 2013. Tre vite më vonë, më 15 maj 2016 u vra vëllai i tij, Hajredin Lleshi. Xhaxhai i Klevis Lleshit u ekzekutua në fshatin e lindjes në Burrel.
Më pas, në vitin 2020 fisi Hoxha dyshohet se porositi vrasjen e vetë Klevis Lleshit. Pas vrasjes, trupin e tij e zhdukën në fshatit Shpërdhet të Kurbinit, ndërsa eshtrat u gjetën vetëm rreth 2 vite e gjysmë më vonë nga banorë të zonës.
Saga e frikshme e hakmarrjes nuk përfundoi këtu. Kësaj radhe shënjestër e ekzekutimeve nga fisi Hoxha do të ishte vetë Arben Lleshi, i cili vrau Agim Hoxhën në 2012. Pikërisht për këtë vrasje Arben Lleshi po vuante dëbimin me burgim të përjetshëm, kur në vitin 2023 dyshohet se u vra në vazhdë të kësaj hakmarrjes. Ishte i dënuar me burg përjetë, Sokol Mjacaj i cili e ekzekutoi brenda në qeli, ndërsa mbeti i plagosur i dënuar tjetër përjetë Indrit Shaqja.