AKTUALITET, 25 Shtator 2025, 21:48

“Opozita ka interesa te kullat!”/ Lala pyet troç Kalanë: Nëse kandidoni ç’do të bëni me kullat?

“Opozita ka interesa te kullat!”/ Lala pyet troç Kalanë:

Adriana Kalaja, kandidate e ofruar për zgjedhjet e parakohshme në bashkinë e Tiranës, u pyet në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për deklaratën e bërë gati 3 vite më parë se do t’u vinte tritolin kullave në Tiranë. Gazetarja Klodiana Lala e pyeti se çfarë do të bënte me kullat ku dyshohet se ka interesa opozita dhe Kalaja u përgjigj se do të ketë tolerancë zero për ndërtimet në Tiranë dhe një auditim të thellë.

Pjesë nga biseda  

Lala: Zonja Kalaja, ka një problem të madh. Për disa nga kullat në Tiranë është thënë se ka interesa të drejtpërdrejta nga opozita. Si mund të pretendoni ju të rrëzoni këto kulla, se ka dyshime. Do të shkojë një kandidate në garë kur ka të dhëna që ka interesa.

Kalaja: Mund të më dëmtojë kjo deklaratë. Unë nuk ndryshoj nga parimet e mia. Unë po e deklaroj. Do të kem të njëjtën qëndrim, zero tolerancë. Fillimisht do të zbatoj kompetencat që më lejon ligji, jo të kryeministrit. Nëse nesër do të jem kryetare do të bëj auditim të gjitha lejeve të ndërtimit.

Xama: Pra në aspektin administrativ, jo atë të parave të pista.

Kalaja: Vetë bashkia e Tiranë do të vendosë në lëvizje Agjencinë e Pastrimit të Parave, qoftë më kallëzime në organin respektiv. 

Rakipi: Sapo i vure një minus kandidimit.