TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, analizoi rënien e Erion Veliajt, nga pretendent për pasues i Ramës, në një të pandehur.
“Rasti i Veliajt ilustron fatin e politikanëve që ekspozohen si numrat 2 dhe 3 dhe këta janë gjithmonë të rrezikuar dhe e kemi parë jo vetëm në Shqipëri nga lufta e brendshme e egër për njëri-tjetrin. Të gjithë këta pretendentë për fronin hedhin të njëjtën valle për atë që do të zgjedhë pasuesin. Nuk kemi arritur që numri 2 të dalë nga zgjedhjet, nga një garë. Por kjo është garë që sajohet nga lideri.
Rënia e Veliajt ka ndjekur dy pista. Njëra është ligjore. Ai është një nga figurat kryesore që ra në ingranazhet e SPAK dhe që ilustron arsyen pse SPAK u bë për të çuar ligjin aty ku nuk shkelte më parë. Kjo është njëra, ku vazhdon rënia e tij jopërfundimtare, se çështja e tij do të zgjidhet në gjykatë, se ai e ka sfidën me akuzën.
Edhe të ardhmen politike aty e ka. Nëse ti merr pafajësi dhe publiku e precepton se ti je i pafajshëm, ti rilind.
Pista e dytë është politike. Me Ramën që i kërkon këshillit bashkiak shkarkimin, menduan se nuk mund ta lënë varur procesin e tij që vuri në lëvizje këshillin bashkiak që u konformuan në shumicë.
Është politike për dy detaje: E para, në horizont pas 2-3 javësh do të gjykohet në Gjykatën e Lartë për masën e arrestit dhe nuk kishte pse të nguteshin. Por ka shanse që kur akuza dorëzohet në gjykatë, s’ka arsye që ai të rrijë në burg pa vendim. Elementi i dytë duhej gjetur mënyra që të dëgjohej Veliaj në Këshillin Bashkiak, jo për një njeri që nuk është dënuar, sepse është një e drejtë e shenjtë”- tha Zogaj.