TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Eksperti ekonomisë, Pano Soko, i ftuar në “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh se Veliaj do të shkojë në fund të karrierës së tij politike i turpëruar dhe me një dënim të gjatë penal. Ndërsa gazetarja Ola Xama u shpreh se modeli i Veliaj në krye të bashkisë ishte më "bastardi", dhe pushtetin që ia kishin dhënë PS dhe Rama, po këta ia morën.
Pjesë nga biseda
Pano Soko: Pesha e Erion Veliajt si politikan ka qenë shumë e madhe, ngarkesa e pushtetit që ia mbajti mbi supe, i dha gravitet shumë të madh në skenën politike dhe publike të vendit. Në gjithë këtë zallamahinë e këtyre 35 viteve, vendosja e një standardi të tillë që është nominuar si një ndër personat më të korruptuar në Shqipëri dhe të jesh më i korruptuari në një vend kaq të korruptuar si i yni, është goxha arritje e madhe dhe ai do të shkojë në fund të karrierës së tij politike i turpëruar dhe ngarkesa penale dhe e pret një periudhë e gjatë burgu.
Ola Xama: Ishte një model bastard në mënyrën e qeverisjes kur më përpara nëse kishim dëgjuar për 10, 20 për qind këtu ishte 100 për qind. Po të shohim rrugëtimin politik të Erion Veliajt, është një model se si erdhën disa të rinj që kishin kauzën e demokracisë, mirëqenies sociale dhe shtetit të të drejtës. Pushteti që iu dha nga dikush tjetër nga PS dhe Rama, këta ia morën dhe e shkarkuan.
Shpresoj që SPAK të na japë përgjigje për shumë afera si Teatri Kombëtar, Rindërtimi, njerëzit që u janë prishur shtëpitë. Më domethënëse se burgosja e Veliajt, është shkarkimi. Qytetarët kur të votojnë në zgjedhjet e tjera të mendohen mirë se çfarë lloj politikani të vijë.