TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, foli për seancën gjyqësore ndaj drejtorëve të Bashkisë Tiranë për aferën "5D', ku sot dëshmoi edhe Belind Këlliçi.
Lala tha se avokati që pyeste Këlliçin, kishte më shumë interes të zbulonte kush ishte "spiuni" që i ka dhënë informacion, sesa të mbronte klientin e tij dhe pas një pyetje "politike" ndaj Këlliçit, u gjobit nga gjykata.
"Janë tre drejtorë të Bashkisë. Këlliçi është pyetur sot. Ka patur debate të ashpra në seancë. Këlliçit i është kërkuar burimi i informacionit. Ka patur në adresë të tij edhe pyetje me natyrë politike dhe njëra nga pyetjet, avokati iu drejtua duke thënë, a do të garoni sërish për sa kohë nuk keni Redi Mollën t'ju vjedhë votat? Avokati u gjobit në këtë rast.
Tentativa e avokatëve nuk ishte për të zbardhur procesin, por me sa u kuptua, kishte të bënte me faktin, ishin të interesuar, se kush ishte njeriu që i kishte spiunuar. Këlliçi tha se ka ardhur denoncim anonim. Pra kërkonin më shumë spiunin sesa faktet.
Ideja ishte që avokatët ishin shumë të interesuar për spiunin.
Ishte i thirrur dhe Mazniku dhe nuk u paraqit. Nëse nuk paraqitet duhet të shoqërohet. Mazniku është pyetur për aferën 5D, është fraksion i ndarë që po hetohet për një lokal", tha ndër të tjera Lala.