TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ola Xama dhe Pano Soko, kanë folur në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, për çmimet stratosferike të banesave në Shqipëri dhe rritjen e tyre sidomos në kryeqytet, ku blerja e një apartamenti është bërë e papërballueshme edhe për persona me pagë mesatare.
Pjesë nga biseda:
Ola Xama: Shqipëria rezulton e dyta sa i takon rritjes më të lartë në përqindje pas Polonisë, për çmimin e banesave. Shifrat per rritje afro 40%, i ka miratuar edhe Banka e Shqipërisë dhe që nga viti 2013 deri në 2025 po të shohim se si kanë lëvizur çmimet në kryeqytet, mund të themi se kemi dyfishim, ndërkohë në disa zona kemi edhe tre deri në pesëfishim. Po të shohim çmimet në disa kulla, ku nuk është hapur as gropa, shitet 7-10 mijë euro metri katror. Çfarë do të thonë këto çmime? Sa është rritur paga mesatare? A është dyfishuar? Jo. Po pensioni a është dyfishuar? Jo.
Është shtrenjtuar edhe çmimi i qirasë, ka shkuar 500-800 euro për kryeqytetin. Kemi rritje ekonomike, që nëse është reale, nuk është shpërndarë në mënyrë të barabartë dhe ka prodhuar rritje artificiale të çmimeve, duke e bërë koston e jetesës të papërballueshme. Ka ndodhur deformim, ose nuk ka patur rritje reale, ose shpërndarja është e pabarabartë.
Pano Soko: Ne nuk na duhet fare pse ndërtuesi vendos të rrisë çmimin, një ndërtues në ekonominë e tregut të lirë, bën me çmimet e veta si i do qejfi. Puna është, kush i ble me këto çmime të shtrenjta? Shqipëria nga viti 2015 deri sot, është rritur me 11 lek, sot 26 lek. Në të njëjtën periudhë, kemi dhënë 17 mln metër katrorë leje ndërtimi. Me një çmim të mesatarizuar në vite dhe rajon, janë 20 miliardë euro shtesë ndërtimi. Ne sikur të mos kemi ngrënë, të mos kemi patur turizëm, bujqësi dhe të kemi bërë vetëm ndërtim, ne nuk na dalin lekët e rritjes tonë ekonomike për të përballuar këto leje. Këto lekët nga erdhën pra? Dëmi më i madh që është shkaktuar, sot një çift i ri me pagën mesatare, e ka të pamundur, të shkojë te dera e bankës.
Ola Xama: Kush po ble në Shqipëri? Është pikëpyetje e madhe, nuk e verifikojmë dot. Ka një stok të lartë të apartamenteve të pabanuara. Interesi për të marrë leje ndërtimi vijon të mbetet i lartë dhe çmimet rriten, pra rezulton se rritja është artificiale.