TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtori i komanduar i burgut të Durrësit, Edmond Llabani, ndodhet prej 11 ditësh i shtruar në shërbimin e Neurokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Burime për mediat thonë se gjendja e tij shëndetësore ka shënuar një përmirësim të lehtë nga dita në ditë, por ende nuk është i vetëdijshëm dhe ndodhet nën monitorim të stafit mjekësor në reanimacion.
Llabani pësoi një hemorragji cerebrale më 19 janar, ku iu nënshtrua edhe ndërhyrjes kirurgjikale.
Edmond Llabani u komandua më 15 janar në krye të burgut të Durrësit, pas shkarkimit dhe arrestimit të drejtorit Indrit Cërrloj për shkak të arratisjes të Altin Ndocit.