AKTUALITET, 30 Janar 2026, 12:24

'Balluku'/ Lamallari: Qëndrimi i mazhorancës është i qartë, GJKKO tejkaloi kompetencat

'Balluku'/ Lamallari: Qëndrimi i mazhorancës është

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari tha se qëndrimi i mazhorancës është i qartë lidhur me rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

“Besoj që qëndrimi i mazhorancës ka qenë i qartë. Siç ju jeni të njohur, kryeministri ka ushtruar të drejtën e tij për të vënë në lëvizje Gjykatën kushtetuese, argumentet janë të paraqitura aty.

Ku në thelb qëndron pretendimi i një pushteti, pra pushtetit ekzekutiv, për tejkalim të pushtetit, nga pushteti gjyqësor Këtu kemi të bëjmë edhe me pushtetin legjislativ, që konfirmon mandatin e ministrave, përfshirë. Kushtetuta përcakton qartë se ministrat gëzojnë imunitetin e deputetëve”, theksoi ai.