AKTUALITET, 30 Janar 2026, 12:49

Arratisja e Altin Ndocit e siguria në Burgje, Lamallari: Janë marrë masa, largime nga puna e transferime të të dënuarve me rrezikshmëri!

Arratisja e Altin Ndocit e siguria në Burgje, Lamallari: Janë

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, gjatë konferencës së sotme (30 janar) para gazetarëve, u pyet edhe për ngjarjen e arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit më 13 janar, ndërsa ishte cilësuar person me rrezikshmëri të lartë, si dhe për sigurinë në burgje, sendet e paligjshme dhe problematikat e tjera.

Ai tha se sapo ndodhi ngjarja e arratisjes së Ndocit, personalisht kishte marrë vendime për shkarkime, largime nga puna, hetime dhe transferime të të burgosurve të rrezikshmërisë së lartë, duke forcuar edhe sigurinë në Burgje.

“Sapo ndodhi situata në Burgun e Durrësit, reagimi i Ministrisë ishte i shpejtë, me masa dhe veprime institucionale. U bënë largime nga detyra të drejtorit dhe të tjerëve. Gjithashtu u morën masa për transferimet e të burgosurve në burgjet e sigurisë së lartë. Sigurisht edhe masa të tjera me administrime, kontrolle, për të shmangur ngjarje të tjera të ngjashme”, tha ai.

Lamallari nënvizoi se reformimi në sistemin e Burgjeve do të vijojë edhe më tej, me qëllim arritjen e standardeve evropiane, si për sigurinë për të parandaluar arratisjet apo incidentet, ashtu edhe për nivelin e të drejtave të njeriut.

“Për këtë shkak kam kërkuar edhe organizimin e një tryeze të përbashkët edhe me partnerët ndërkombëtarë për të dëgjuar problematikat dhe zgjidhur situatat për të forcuar sistemin e burgjeve dhe shmangur problematikat, si dhe për nivelin e standardeve në burgje”, tha ai mes të tjerash.

Lamallari: Reagimi i ministrit ishte i shpejtë, duke nisur nga pezullimi i zinxhirti përgjegjës dhe duke i vënë në dispozicion të hetimit penal, u shkarkuar drejtori i burgut, por duke bërë me këtë rast edhe transferimin të dënuarve në burgje më siguri më të lartë. Krahas këtyre masave, i kam kërkuar Shërbimit të Kontrollit të Burgjeve, rritje të hetimeve proaktive në të gjithë burgjet për të shmangur situata të ngjashme, apo edhe evidentimin e paligjshmërive që kanë të bëjnë me futjen e sendeve të paligjshme. Kjo kërkon masa më të gjëra se një rast konkret.

Këto vizita nuk ishin njoftuar as në drejtorinë e burgjeve, kjo ka qenë arsyeja pse kam marrë vendimin për shkarkimin e drejtorit i kam kërkuar Shërbimit të Kontrollit të Burgjeve të jenë të pranishëm në çdo IEVP, për të garantuar evidentimin e këtyre situatave, është raport që po përgatitet. Ka informacione ditore që përcillen nga Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve